Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pa ndonjë lajmërim paraprak u takua në Shkodër me kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq. Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se gjatë takimit miqësor, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, dy kryeministrat biseduan për çështjet që lidhen me bashkëpunimin bilateral si dhe u pajtuan për intensifikimin e përgjithshëm, sidomos të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve. Kryeministri Mustafa dhe kryeministri Markoviq biseduan edhe për zhvillimet tjera aktuale në rajon. Ndërkohë mediet kanë spekuluar se dy kryeministra kanë biseduan lidhur me demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …