leoni

Komisioni për Politikë të Jashtme i PE-së diskuton lidhur me raportet vjetore për Kosovën dhe Serbinë

Anëtarët e Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme unanimisht kundërshtuan Urën-ndarëse në Mitrovicë

Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme diskutoi për situatën aktuale në Mitrovicë, lidhur me ndërtimin e murit në pjesën veriore të qytetit. Kryetari i Komisionit, Elmi Reçica pati vërejtje se nuk është bërë publik i gjithë projekti për rivitalizimin e urës. Deputetja, Puhie Demaku nga Vetëvendosja  tha se kjo temë e diskutimit për murin e ka vendin në seancë plenare. Ndërsa Zafir Berisha nga Nisma ka konstatuar se muri është vazhdimësi e projekteve të Serbisë për ndarjen e Kosovës. Ai kërkoi pezullimin e këtij projekti dhe kërkoi tërheqjen e ministres Edita Tahiri. Pal Lekaj, nga AAK-ja tha se ky debat është i vonuar dhe sipas tij e habit fakti përse nuk kanë pasur informacione nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri për urën. Deputetja e  PDK-së Blerta Deliu  u shpreh se ndërtimi i murit është një projekt i rëndë dhe  kërkoi rrënimin e murit, sepse ka shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …