Likoci prioritet i investime të Komunës së Skenderajt

Edhe pse ishte ditë e diel, Likocin e ka vizituar nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, më qëllim të inspektimit të punimeve gjatë asfaltimit të rrugëve në Lagjen Aliu. Z. Nura ka shprehur kënaqësinë me realizimin e projekteve në Likocin e krenarisë sonë kombëtare. Ai ka premtuar se investimet në këtë fshat do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm.

Në kuadër të projektit të ndërtimi të rrugëve në fshatin Likoc janë të përfshira të gjitha rrugët e fshatit, asfaltimi i të cilave do të vazhdojë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Komuna e Skenderajt vitin e ardhshëm përveç vazhdimit të asfaltimit të rrugëve të lagjeve, ka planifikuar në buxhetin vjetor edhe projektin e kanalizimit për këtë fshat. Gjithashtu Likoci vitin e ardhshëm do të përfitojë edhe nga zgjerimi i rrugës Rezallë-Likoc, projekt ky që do të realizohet më qëllim të krijimit të një rruge moderne që lidh këtë fshat me rrugët magjistrale.

Investimet që po bënë Komuna e Skenderajt në Likoc janë më së të merituar, pasi ky fshat i ka dhënë Drenicës dhe Kosovës pjesë shumë të rëndësishme të historisë së lavdishme, duke qenë vendi ku ndodhën zhvillime të rëndësishme për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Lioci fshat me histori të bujshme dhe krenare, falë investimeve të merituara që po bënë Komuna e Skenderajt po bëhet një vendbanim modern.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …