Publikimi i rezultateve të Programit për Vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur më shkurtesën “PISA”, i cili e ka radhitur Kosovën në vendin e 68 –të në mesin e 72 shteteve, është bërë temë debati në Kosovë, për arsyet dhe llogaridhënien e nivelit të ulët të cilësisë se arsimit. Niveli i ulët i cilësisë se arsimit mund të jetë ndikuar edhe nga menaxhimi jo adekuat i shkollave, thonë udhëheqës të sindikatës së arsimit dhe ekspertë të kësaj fushe. Kjo, ndodh me emërimin e drejtorëve në sektorin e arsimit parauniversitar, duke shtuar se kriter për zgjedhjen e drejtorëve nuk është kualifikimi, por është afërsia me partinë që udhëheq komunën.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …