Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, vazhdon të vizitojë varrezat e serbëve të vrarë në Kosovës. Ai sot ishte në Hoçë të Madhe dhe në Therandë për të përkujtuar viktimat e luftës së fundit dhe për të bërë thirrje për të vërtetën dhe për pajtim. Pasi vuri lule në memorialin në Hoçë të Madhe, së bashku me Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, presidenti Thaçi kërkoi që të punohet për të vërtetën dhe për pajtim. “Sapo vumë lule në këtë përkujtimore për 84 qytetarë serbë të Kosovës për të përkujtuar viktimat, pa dallim nacionaliteti. Jemi këtu për të kërkuar të vërtetën dhe për të kërkuar pajtim ”, u shpreh presidenti Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …