Shqiptarët e Maqedonisë vendosin për krijimin e Qeverisë së re të Shkupit. Pavarësisht se rezultatet e tyre krijuan pakënaqësi, pasi një pjesë e votave i shkuan partisë maqedonase të Zoran Zaevit, koalicioni i shumicës nuk mund të formohet pa një ose dy parti shqiptare. Shqiptarët humbën 11 deputetë. Rezultati i 5 listave shqiptare tregon se, Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë fituar 10 deputetë; “Lëvizja Besa” e dyta dhe ka marrë 5 deputetë; Aleanca për Shqiptarët ka fituar 3 deputetë dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit ka fituar 2 vetëm dy deputetë. Partitë shqiptare nuk kanë komentuar shumë dhe pritet konfirmimi i rezultatit për të parë nëse Nikola Gruevski do të arrijë të krijojë qeverinë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …