Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun ka shprehur alarmin mbi raportet e mizorive kundër një numri të madh të civilëve, në Halep. Ai u ja bërë thirrje të gjitha palëve, veçanërisht qeverisë së Sirisë dhe aleatëve të saj, për të mbrojtur civilët. Në një deklaratë, zëdhënësi, Stephane Dujarriç tha se “Sekretari i Përgjithshëm është i alarmuar mbi raportet kundër mizorive ndaj një numri të madh të civilëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në orët e fundit në Halep. “Duke theksuar se Kombet e Bashkuara nuk janë në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto raporte, sekretari i përgjithshëm ka përcjellë shqetësimin e tij të madh për palët përkatëse”, thuhet në deklaratë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …