Ministria e Diasporës në Cyrih të Zvicrës organizoi ekspozitë me portretet e 64 dëshmorëve qe dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Diasporës, Valon Murati. Ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e dhënë nga diaspora në të gjitha periudhat e zhvillimit të ngjarjeve në atdhe. Emrat e dëshmorëve të evidentuar u lexuan nga Shukrije Ramadani, ushtruese e detyrës së drejtorit të Qendrës Kulturore të Kosovës. Ministri, Murati gjithashtu mori pjesë në konferencën e organizuar nga Kuvendi i Lidhjes së Arsimtarëve në Zvicër, ku u diskutua për gjendjen ë mësimit plotësues në Zvicër. Ai garantoi vazhdimin e përkrahjes nga Ministria e Diasporës, si në aspektin e furnizimit me libra falas, ashtu edhe përmes vazhdimit të organizimit të aktiviteteve të ndryshme për fëmijët nga diaspora, në diasporë dhe atdhe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …