Burime të lajmeve nga OKB-ja bëjnë të ditur se forcat qeveritare assadiste dhe ato ruse kanë ekzekutuar së paku 82 sirianë të qyteti Halep me rastin e marrjes së një pjese të këtij qyteti, i cili tashmë është kthyer në gërmadhë. Kudo ka ekzekutime masive. Gjatë ditës kanë ikur nga qyteti më shumë se 7.000 banorë. Nga qindra mijëra banorë sa kishte ky qytet historik i Sirisë, tani kanë mbetur rreth 100.000 shumica syresh besnikë të regjimit alavit të Bashar al Assadit. Në qytet po bien granata, sikur shiu nga qielli. Nuk dihet se çka do të ndodh kur të hyjnë forcat e Assadit edhe në këtë pjesë thotë për Al-Xhazirën, aktivisti Bilall Abdyl Qerim.
Lajmet për mizoritë që po pësojnë qindra mijëra banorë të Sirisë gjenden kudo në shtypin botëror, por askund në mediet shqiptare dhe asnjë në Kosovë, ku portalet e mediet afishojnë madje edhe lajme sesi një qen paska ndjekur një fëmijë dhe të zotin e shtëpisë. Edhe Radio Evropa e Lirë e cila kryesisht përhapë lajme nga bota rezervohet të postojë lajme për pësimet e popullatës civile në Siri, thuajse ata nuk janë njerëz, vetëm pse i takojnë një kombi e një feje tjetër. Turp për këtë anashkalim. Nuk kishte medium në botën arabe dhe në vende të tjera që nuk kishte raportuar për pësimet e shqiptarëve në Kosovës, veçmas për Masakrën e Reçakut të 15 janarit të vitit 1999, ku serbët kishin masakruar 42 shqiptarë.(RKL)