leoni

Ministrja Hoxha: Projektligji për përgjegjësinë disiplinore hap drejt fuqizimit të sistemit të drejtësisë

Ministrja Hoxha: Projektligji për përgjegjësinë disiplinore hap drejt fuqizimit të sistemit të drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka qenë e pranishme në tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, me ç’ rast është diskutuar: Projektligji për përgjegjësinë disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë, ku kanë marrë pjesë, zëvendës-kryeministri, Hajredin Kuçi, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ambasadori amerikan Greg Delawie, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore, ndërkombëtare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

 Në funksion të ngritjes dhe avancimit të mëtejmë të legjislacionit të fushës së drejtësisë janë marrë nisma për ndryshime në këtë fushë. Sistemi i disiplinimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve krahas çështjeve të tjera që janë ndryshuar së fundmi, siç është buxheti, vlerësimi i performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe çështje të tjera janë në funksion të kësaj. Në këtë drejtim, çështja e disiplinimit të gjyqtarëve përkatësisht prokurorëve dhe veçmas hetimi për shkelje disiplinore është njëra nga çështjet e rëndësishme.  “Andaj me qëllim të reflektimit sa i përket kësaj çështje si dhe në koordinim dhe konsultim me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Zyrës së Prokurorit Disiplinor, dhe me mbështetje të partnerëve tanë ndërkombëtar, kemi hartuar draftin e Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë, sipas të cilit Zyra për Përgjegjësi Disiplinore parashihet të jetë si organ i pavarur i administratës shtetërore nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të sigurohet funksionimi dhe efikasiteti i saj në mënyrë të pavarur” tha Ministrja Hoxha.

 Gjatë takimit Ministrja Hoxha theksoi se Përcaktimi i Zyrës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, si institucion plotësisht i pavarur në ushtrimin e funksioneve të saja, pos që është bërë në konsultim me KGJK, KPK, dhe ZPD, konsiderojmë së i ndihmon procesit të balancimit të pushteteve veçmas sa i përket kësaj çështje të hetimit dhe vendimmarrjes për disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 “Ministria e Drejtësisë dhe unë si Ministre jemi thellësisht të përkushtuar që organeve të cilat merren me zbatimin e ligjit t’u mundësohet infrastrukturë adekuate ligjore që puna e tyre të jetë sa me efikase dhe efektive si dhe krahas kësaj të ngritët niveli i performancës së institucioneve të drejtësisë, dhe krahas kësaj edhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies si çështje kyçe të cilat do të ndikojnë edhe në rikthimin e besimit të qytetarëve tanë në institucionet e drejtësisë” theksoi Ministrja Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …