Kryekuvendari, Veseli, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, z. Péter Sijártó, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Hungarisë. Në këtë takim, kryekuvendari Veseli e ka falënderuar kryediplomatin e Hungarisë për mbështetjen që ky shtet po i jap Kosovës, si në fushën e angazhimeve diplomatike, po ashtu edhe për thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, arsim, kulturë e sport. Kryetari Veseli me këtë rast veçoi domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe falënderoi Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme që i jep perspektivës evropiane të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …