Pas rekomandimit të të ashtuquajturit Panel Përzgjedhës i pavarur, autoriteti emërues, grekja, Alexandra Papadopulu, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë, emëroi zyrtarisht kryetare të Dhomave të Specializuara, bullgaren, Ekaterina Trendafilova nga Bullgaria. Nga marsi 2006 deri në mars 2015, Dr. Trendafilova shërbeu si gjykatëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN). Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se shumica dërrmuese e hetuesve, prokurorëve dhe gjykatësve të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, do të jenë me origjinë nga shtetet sllave, gjithnjë të disponuara armiqësisht kundër shqiptarëve.
