Senatori republikan Lindesy Graham, tha se Rusia është duke u përpjekur për të ‘destabilizuar demokracinë në të gjithë botën. Ai ka thënë se e-maili i tij ishte hakuar nga rusët gjatë fushatës. Duk e folur për CNN Braham se beson që rusët kanë hakuar Komitetin Nacional Demokratik. Ai akuzoi Rusinë se po përpiqet të “destabilizojë demokracinë në të gjithë botën”, duke bërë thirrje për një përgjigje të ashpër ndaj saj. Presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka hedhur poshtë vlerësimet e CIA-s që hakerat rusë u përpoqën të ndikojnë më zgjedhjet e 8 nëntorit në favor të tij. NBC News raportoi se zyrtarët amerikanë të zbulimit besojnë se presidenti rus Vladimir Putin ishte përfshirë personalisht në një fushatë të fshehtë ruse, për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …