Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tubimin partiak në Negroc të Drenasit e ka shfrytëzuar për ta sulmuar ish-zëdhënësin e SHP të UÇK-së, kryetarin e Nismës për Kosovësn, Jakup Krasniqi. Ai ka thënë se Jakup Krasniqi, “kurrë nuk do të përfitojë aq sa ka përfituar sa ishte pjesë e PDK-së”. Me njëmendësinë e tij politike, autarkike, Kadri veseli rezonon se në partinë më të madhe duhet qëndruar për shkak të përfitimeve e favoreve, jo për shkak të kontributit për popullin, por për të bërë karrierë. Sipas Veselit, fakti se Jakup Krasniqi është larguar nga PDK-ja e zbeh edhe krejt të kaluarën e tij atdhetare, duke paragjykuar se atë nuk e votojnë as bashkëvendësit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …