Gurakuq Kuçi

Gurakuq Kuçi: Muri dhe tendenca për poshtërimin e ndërkombëtarëve nga Serbia

A po e shfrytëzon Serbia ndërrimin e administrative në SHBA për interesat e veta?

Në fund të vitit 1992/93 kur po ndërrohej administrate e Gorg H. W. Bush-it dhe pritej që ta merrte Bill Clinton, në Kosovë Sllobodan Millosheviç kishte urdhëruar një bastisje të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në vend të mbledhur armët dhe duke ushtruar dhunë dhe represion të madh. Me këtë veprim Millosheviç kishte pretenduar që të zinte në befasi dhe të pavëmendshëm, dy administratat në SHBA të cilat merreshin me bartjen e pushtetit. Megjithatë një veprim i tillë nuk kaloi në heshtje, ku Bushi i vjetër edhe kërcënoi Jugosllavinë e atëhershme, se SHBA-ja ka gati 50.000 trupa që të intervenojë në Kosovë në qoftë se preken shqiptarët e Kosovës, dhe kjo u quajt ultimatumi i krishtlindjeve.

Historia ka analogji, por jo homogjenitet.

Edhe tani ne gjendemi para ndërrimit të dy administratave në SHBA, asaj të Obama-s dhe Trump. Konsiderohet nga ajo që është parë deri më tani se SHBA-ja me Trump-in mund të ketë qasje shumë më të ndryshme nga ajo më herët në politikën ndërkombëtare. Kosova është një vend që falë intervenimit të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë sot ekziston si shtet edhe pse jo i konsoliduar por jo për fajin edhe aq shumë të miqve tanë ndërkombëtarë. Në këtë kohë kur administratat në SHBA janë duke u ndërruar u bënë edhe disa marrëveshje të reja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, përkundër që pothuajse çdo marrëveshje është minuar nga Serbia.

Edhe marrëveshja e fundit për urën e Ibrit që po ndanë Mitrovicën në dy pjesë, sot është duke u minuar nga Serbia dhe atë për këto arsye:

Që të vazhdojë ta mbajë shtetin dhe sovranitetin e Kosovës të pa konsoliduar;

Që pushteti në Serbi të vazhdojë të ruaj popullzimin e vet ndaj popullit serb;

Për të mos kaluar në tema të mëdha dhe të reja në dialog mes dy vendeve;

Që të lodhë bashkësinë ndërkombëtare dhe në veçanti BE-në që pastaj të përfitoj gjithë atë që do ua kërkojë.

Muri tek ura e Ibrit nuk është tjetër vetëm një vazhdimësi e parkut të paqes dhe barrikadave prej dheu më herët. E tani pas këtij muri kemi një habi tejet të madhe ku kryetari i komunës së Mitrovicës thotë muri do të jetë vetëm 80cm, qeveria e Kosovës thotë se do të hiqet, nga Serbia, apo zgjatimet serbe në Kosovë thonë se ajo do jetë një kinema verore, e BE-ja thotë se aty do të ndërtohen shkallë, e zëra të tjerë së muri është çështje javësh. E gjithë kjo është një lojë serbe me ndihmën e Rusisë, e sidomos tani po shfrytëzohet kur SHBA-ja mund të jetë e zënë me punë të brendshme, dhe duke shpresuar me një ndërrim qasje tek administrata Trump. Këto lojëra nuk duhet t’ i lejoj perëndimi, namin e suksesit që kanë fituar me intervenimin e NATO-së në Kosovë, nuk duhet ta humbin tani me lojëra të pista nga Serbia që kanë për model Millosheviçin. Nëse vazhdohet të llastohet kështu Serbia ajo nuk do të ndalet e as ngopet, dhe këtë më së miri na e tregon historia, atë e ndalon vetëm forca, këtë madje e kishte kuptuar edhe kryeministri i Britanisë Benxhamin Disrael me 1878 në një fjalim në Dhomën e Lordëve.

Andaj Serbinë nuk e ndal vetëm diplomacia, Serbia është treguar konstruktive vetëm kur ka pasur diplomaci të forcës apo të detyrimit.

As populli serb e as populli shqiptar nuk e duan atë muri, parqe false, apo barrikada, jam shumë i sigurt që të dy popujt e duan paqen, bashkëpunimin, tolerancën dhe zhvillimin, të dy popujt janë të lodhur nga varfëria dhe pasiguria, andaj kjo që po bëjnë politikanët Serbë nuk është as në interesin e vet popullit serb. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta lejoj këtë poshtërim, ndërsa në anën tjetër Kosova mund të themi se nga diplomacia është e barabartë me zero, nuk ke as çka kritikon tek ata se nuk bëjnë asgjë, përveç asaj që u shërbehet. Atje përveç murit po ndodh edhe një ndarje më shumë se de facto, tani kemi edhe pompat e derivateve, që janë krejt ilegal. Dhe Serbia gjitha këto i bënë vetëm duke u thirrur në lejimin e kodit telefonik gjeografik për Kosovën.

Mesazhi është i qartë, Serbia dhe Rusia duhet të ndalen, nëse lejojmë një muri sot që e ndan Mitrovicën, nesër do të kemi shumë mure të reja nëpër Kosovë, Serbia historikisht synon puqjen e kufijve me Greqinë në Shkumbin.

(Autori është drejtor në “Independent Institute for Political and Media Studies dhe master i Politikës Ndërkombëtare.)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …