Nesër do të publikohet raporti i autopsisë mjeko-ligjore i ekspertëve të pavarur dr. Besim Ymaj, ekspert mjeko-ligjor nga Tirana dhe dr. Besim Latifaj, nga Anglia, ka bërë të ditur avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi. Gjatë konferencës për media do të publikohen edhe fotografi të cilat e mbështesin raportin e ekspertëve të pavarur dhe do të sqarohet konkluzioni mbi shkaqet e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka sqaruar avokati Gashi.
