Më shumë se 100 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë tubuar tek ura kryesore e Lumit Ibër, në shenjë kundërshtimi të ndërtimit të murit, në qytetin aktualisht të ndarë Mitrovicë. Forca të shumta të Policisë së Kosovës nuk po lejojnë që veteranët t’i ofrohen murit. Ndërkohë, një grup prej katër veteranësh janë lejuar të shkojnë te muri-ndarës, të cilin e kanë ndërtuar serbët në Veri, pavarësisht se Marrëveshja e Brukselit nuk para sheh një mur të tillë, që shënon ndarjen e qytetit të Mitrovicës.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …