Iniciativa Qytetare për Veprim organizoi aksion para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë kundër murit në ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës. Anëtarët e Iniciativës Qytetare për Veprim përkujtuan se negociatat Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian patën për pasojë ndarjen e Kosovës, kolonizimin e veriut të saj, forcuan ndikimin e Serbisë në Kosovë, sollën Gjykatën Speciale, pamundësuan lëvizjen e lirë dhe shumë pasoja të tjera të dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj. Iniciativa Qytetare për Veprim ka konstatuar se përgjegjëse kryesore për ndërtimin e murit në Mitrovicë është Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …