Shoqata “Përkorë”: Kryetari Thaçi të ndaloj vizitat në përmdoret e serbëve ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

Shoqata “Përkorë”: Kryetari Thaçi të ndaloj vizitat në përmdoret e serbëve ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

Shoqata e të Zhdukurve “Përkorë” ka kërkuar që kryetari i vendit, Hashim Thaçi, të mos vizitoj në përmendoret e serbëve ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës të quhet organizatë terroriste. Presidenti duhet ta dijë se me vizita dhe përkulje para lapidarëve të serbëve të  vrarë, Serbia kurrë nuk do të lejoje zbardhjen e fatit të  personave të zhdukur. Me këtë veprim, duke u përkulur para pllakave ku UÇK-ja cilësohet si organizata terroriste, Presidenti sikur po pranon mbi supe fajësinë për viktimat serbe. Skandaloze. Mund edhe ta kuptojmë presionin ndërkombëtar ndaj institucioneve të Kosovës, por nuk mund të kuptohet e as arsyetohen veprimet e udhëheqësve tanë shtetëror, të cilat mbyllin sytë përballë krimeve serbe. E harruan gjenocidin mbi popullatën e tyre. Vrasjet, kidnapimet, dhunimet, të  zhdukurit (ende nuk është zbardhur fati 99 fëmijëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës). Serbia dhe zyrtarët e saj shtetëror, asnjëherë nuk i përmendën krimet e kryera nga aparati i tyre shtetëror. Asnjë zyrtar serb nuk u përkulë para varreve të shqiptarëve të vrarë. As nuk pranuan përgjegjësinë, thuhet në mes tjerash në komunikatën shoqata e të Zhdukurve “Përkorë” në Besjanë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …