Komuna e Skenderajt e mbyll vitin 2016 pa suficit

Në fund të vitit fiskal 2016, Komuna e Skenderajt ka arritur sukses në shpenzimin dhe menaxhimin e financave publike pa asnjë shqetësim për suficit. Kjo ka ndodhur falë punës efikase të udhëheqjes komunale dhe stafit tjetër mbështetës, i cili ka arritur të kryej me efikasitet punët rreth aspektit financiar.

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka theksuar se Komuna e Skenderajt vazhdon të jetë shembull në menaxhimin e financave publike. Ai është shprehur shumë i kënaqur më praktikën që tashmë është krijuar nga institucioni që ai drejton, duke shmangur mbetjet financiare të pashpenzuara. Sipas tij, Komuna e Skenderajt ka arritur që në raport me kërkesat e qytetarëve për realizim të projekteve të përmbushë nevojat dhe planifikimin e bërë për vitin 2016.

“Angazhimi ynë ka shënuar rezultate, pasi jemi ndër komunat e rralla në Kosovë që edhe këtë vit po e përmbyllim pa suficit dhe pa borxhe të paplanifikuar të mbetura për vitin 2017. Kjo ka ndodhur falë punës së madhe dhe përkushtimit të Qeverisë komunale të Skenderajt, në bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin komunal dhe akterët tjerë të involvuar”, ka theksuar z.Nura.

Ai ka shtuar se gjatë viti 2016 janë realizuar dhjetëra projekte jetike në tërë territorin e Komunës së Skenderajt, të cilat kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Ndërsa Drejtori për buxhet dhe financa në Komunën e Skenderajt Ismet Aliu ka theksuar se edhe këtë vit Komuna e Skenderajt falë menaxhimit të mirë financiar të të gjithë drejtorive ka arritur me sukses ta mbyllë vitin fiskal pa probleme të shpenzimit të parasë publike të planifikuar për vitin 2016. Z. Aliu ka theksuar se Komuna e Skenderajt e mbyll vitin me sukses, pa suficit financiar. Sa i përket te hyrave, sipas z. Aliu, plani i të hyrave vetanake tashmë është realizuar në tërësi.

Komuna e Skenderajt vazhdon të jetë ndër institucionet e rralla publike në Kosovë që vitin fiskal e mbyll pa mbetje financiare që kanë qenë të planifikuara të shpenzohen dhe nuk janë shpenzuar. Kjo dëshmon për efikasitet të theksuar në realizimin e buxhetit për vitin 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …