leoni

Komuna e Deçanit organizojë debatin e dytë publik me qytetarët

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, është organizuar debate i dytë publik më qytetarë, ku ishin të pranishëm i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj me bashkëpunëtorë, kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj, Asamblistë, përfaqësues të shoqërisë civile përfaqësues të OSBE-së dhe KFOR-it.

Para të pranishmëve i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, në mënyrë të përgjithshëm tregoi lidhur më projektet të cilat janë realizuar Brenda vitit 2016 dhe ato të cilat janë duke vazhduar për vitin 2017 si psh: Rregullimi i hapësirave gjelbëruese dhe rivitalizimi i kompleksit memorial të Verrat e Llukës Investitor: MMPH- Prishtinë, Riparimi i sistemit të ujësjellësit të vjetër të Deçanit, Vendosja e tabelave të numrave të hyrjeve në Komunën e Deçanit, Ngritja e Shtatores së Beqir Agë Vokshi, Ndërtimi i Sheshit memorial Beqir Agë Vokshi, Mirëmbajtja e Ndriçimit publik në territorin e Komunës së Deçanit, Punimi i Stadiumit të qytetit në Deçan, Punimi i Sallës së Sportit në Irzniq” – Deçan, Vazhdimi i punimeve në Palestrën e qytetit punimet finale, Renovimi i QKMF “A.Ukehaxhaj” –Shtëpia e komuniteteve Deçan ( shtëpia për aftësi te kufizuara )” – Deçan”, Ndërtimi i EKO-TREGUT Projekt ndërshtetëror me Malin e Zi në bashkëpunim më Komunën e Bjellopoljes nga programi Komisionit Evropian, Promovimi i bio produkteve në Komunën e Deçanit, Projekti i komisionit Evropian për promovimin e turizmit rural, projekt ndërkufitar më Malin e Zi, në kuadër të projektit do të ndërtohet qendra informative për turizëm, shënjimi i stazave të ecjes dhe pikave pushuese. Hapja e tri km stazë në drejtim të Malit të Zi, Rehabilitimi i ujësjellësit për fshatrat Voksh, Pobergj, Dranoc, Lëbushë, Investim nga Zyra Zvicerane, përfundimi i projektit për ujë të pijes për 10 fshatra ,vendosja e orëmatësve, ndërtimi i shtëpisë Muze në fshatin Dubovik, punimi i rrugës nga fshati Llukë e Ultë deri tek varrezat e fshatit, ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë me gjatësi L=4057 m dhe gjerësi Gj= 7m – Segmenti i parë, Asfaltimi i rrugës Dëshmoret e Deçanit, Asfaltimi i rrugës Isa dhe Valdet Kuçi drejtimi Kanali i Belegut, Asfaltimi i rrugës Skënder Rexhahmetaj – Ali Musa në fshatin Isniq, Asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Strellc i Ulët – Isniq (Beqiraj-Dautaj), Punimi i Kanalizimit të ujërave të zeza në komunën e Deçanit Faza e II-të.

Edhe nga të pranishmit në debat pos lëvdatave që thanë për institucionin komunal të Deçanit dhe punët të cilat janë përfunduar, angazhimin e vazhdueshëm si të ekzekutivit po ashtu dhe legjislativit komunal kishin edhe kërkesa për disa rrugë të mbetura ende pa asfaltuar por që janë në tenderim, po ashtu të shtohet mbështetje për rininë në mënyrë që të ketë më shumë aktivitete si dhe të rritet përkrahja e pensionerëve në komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …