Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00, do të shpalosë platformën e saj për një Kosovë ndryshe. Në një tubim mospajtues ndaj gjendjes së krijuar tash e disa vite në Kosovë, lideri i këtij subjekti, Ramush Haradinaj do të bëjë shpalosjen e projektit, siç e quan ky subjekt, projekt i cili e nis Kosovën. Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga kjo parti, ka shpalosur detaje të platformës. “Është koha që Kosova të niset, është koha që gjërat të ndryshojnë. Populli e ka humbur shpresën. Vendi ka probleme në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në rend dhe ligj. Shihet qartë se rinisë kosovare i ka humbur motivi dhe jo pa të drejtë. Andaj nisur nga ky realitet, AAK ka përgatitur një platformë të cilën lideri i saj, Haradinaj sot do ta shpalosë para qytetarëve e brenda të cilës, me fakte, me shifra dhe me shembuj konkret ofrohet alternativa që do t’i lëvizte gjërat pozitivisht”, deklaroi Berisha për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …