Qindra mbështetës të partisë maqedonase në pushtet VMRO DPMNE, në krye me ish-kryeministrin,Gruevski, po protestojnë përpara Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili po shqyrton ankesat për parregullsi të parashtruara nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. Protestuesit po brohorasin parulla antishqiptare. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka punuar mbrëmë deri në orët hershme të mëngjesit me protestuesit – përkrahës të VMRO DPMNE – që në vazhdimësi kanë brohoritur thirrje kërcënuese dhe fyese ndaj shqiptarëve si: “shqiptarë të mallkuar!”, për shkak se opozita maqedonase ka siguruar një numër të konsiderueshëm të votave nga elektorati shqiptar.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …