Mediet në Serbi paralajmërojnë se fitorja e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet parlamentare në Rumani, mund të sjell në rend dite çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky vend, i cili është në mesin e pesë vendeve të BE-së, që ende nuk e ka njohur pavarësinë e vendit tonë. Çështja e mospranimit, në radhë të parë ka të bëjë me Krahinë e Erdelit, në Rumani, ku jetojnë një shumicë e madhe e popullatës hungareze, e cila kërkon autonomi. Ish-kryeministri i Rumanisë, socialdemokrati, Viktor Ponta, gjatë mandatit të tij në dy raste kishte përmendur ndryshimin e qëndrimit dhe mundësinë e njohjes së pavarësisë Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …