KQZ: Ramiz Lladrovci, ka fituar zgjedhjet për kryetar në Drenas

KQZ: Ramiz Lladrovci, ka fituar zgjedhjet për kryetar në Drenas

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të votimit për kryetar të komunës së Drenasit. Sipas KQZ-së, Ramiz Lladrovci i PDK-së ka fituar 14. 242 të votave ose 62.69 për qind,  ndërsa kandidati i Nismës për Kosovë,  Isa Xhemajlaj, ka fituar 8. 476 vota ose 37.31 për qind. Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, ato me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta. Zgjedhjet për kryetar të Drenasit janë mbajtur në dy radha, pasi në radhën  e parë asnjëri kandidat nuk i kishte fituar votat e nevojshme për ta qeverisur Drenasin. Kjo ishte hera e parë që PDK-ja nuk kishte arritur  t’i fitojë zgjedhjet në radhën  e parë.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …