Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në Maqedoni, nga radhët e partisë nacionaliste VMRO-DPMNE të Gruevskit, i fitoi votat për deputet edhe një i dënuar për krime lufte kundër shqiptarëve në luftën e 2001. Bëhet fjalë për Jovan Tarculovskin, i vetmi sllavo-maqedonas i dënuar nga Gjykata e Hagës për luftën e 2001. Ai u zgjodh deputet në njësinë numër dy zgjedhore të Maqedonisë, që përfshin veri-lindjen e vendit, gjithashtu edhe një pjesë të kryeqytetit Shkup. Ai është heroi ynë dhe ne jemi krenarë që e kemi në radhët tona. Kush më mirë se ai do të mbrojë interesat e maqedonasve në Parlamentin tonë”, citohet të ketë thënë një drejtues i lartë i VMRO-DPMNE. Tarçullovski ka vrarë fëmijë e pleq shqiptarë në fshatin, Luboten të Shkupit në qershor të vitit 2001, është shpallur fajtor për krime lufte në Hagë, është dënuar me burg dhe ka vuajtur një pjesë të dënimit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …