Beogradi zyrtar ka bërë të ditur se do të blejë aeroplanë luftarak rusë. Ky vendim bëhet me qëllim për të nxitur tensionet në Ballkan në kohën kur janë rritur dyshimet për përpjekjet ruse, që të bllokojnë vendet e rajonit t’i bashkohen NATO-s dhe BE-së. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq pritet të udhëtojë drejt Moskës gjatë kësaj jave për të nënshkruar blerjen e gjashtë aeroplanëve MiG 29. Sipas tij, blerja e këtyre aeroplanëve bëhet “për të ruajtur lirinë dhe sovranitetin e Serbisë. Edhe pse Serbia me një anë është në proces të afrimit me Bashkimin Evropian, Beogradi ka rritur bashkëpunimin edhe me Kremlinin. Analistët vlerësojnë se Moska ka rritur përpjekjet e saj propagandistike që ta mbajë Serbinë larg perëndimit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …