Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme për aktivistin e Vetëvendosjes Astrit Dehari

Kuvendi i Kosovës sot mban  seancë të jashtëzakonshme  për aktivistin e Vetëvendosjes  Astrit Dehari, i cili vdiq më 5 nëntor në Burgun e Prizrenit në rrethana ende të pasqaruara, edhe pse deri tani janë dhënë dy versione, ai zyrtar dhe versioni i mjekëve të pavarur.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, nga foltorja e Kuvendit, ka paraqitur kërkesat e shoqërisë civile të cilët përmes peticionit kërkuan mbajtjen e një seance parlamentare për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari. Ai tha se në këtë seancë është dashur të diskutohet për shkarkimin e ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Brendshëm, ashtu siç është kërkuar përmes peticionit të shoqërisë civile. “Vrasësin e Deharit mund ta identifikojmë lehtë pasi që ai vdiq në një institucion shtetëror që menaxhohet nga Qeveria”, ka thënë Konjufca.

Zenun Pajaziti, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, në fillim të seancës së Kuvendit ka kërkuar që ky debat mos të mbetet vetëm parlamentar, por të shërbeje edhe për psikologë, sociologë dhe kriminologë. “Në ditët e fundit kemi dëgjuar se ai vdiq në duart e shtetit. Ne në duart e shtetit jemi çdo ditë në trafik, në institucione, çdo kund”, ka thënë Pajaziti.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, pasi u ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e Astrit Deharit, ka thënë se më së miri do të ishte të ftohej FBI-ja sikurse në rastin e Dino Asanajt për ta zbardhur edhe këtë rast. “AAK asnjëherë nuk ka tentuar të përfitojë nga raste tragjike, të kujtdo qofshin”, ka thënë Lekaj.

Ismet Beqiri, shefi i GP të LDK-së, në emër të LDK-së, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Astrit Deharit. “Ne, që nga momenti i vdekjes së të riut Dehari, kemi qenë të interesuar që të zbardhet vdekja e tij. Në asnjë rrethanë nuk kemi qenë që të marrim rolin e mjekut, hetuesit e gjykatësit, gjë që s’na takon. Duhet t’i besojmë institucioneve tona”, ka thënë Beqiri. Ai tha se fatkeqësisht është abuzuar me këtë rast tragjik në forma të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …