Vjosa Osmani

Vjosa Osmani: Qytetarët nuk u besojnë institucioneve të vendit aq më pak atyre të drejtësisë

Qytetarët nuk u besojnë institucioneve të vendit, as më pak atyre të drejtësisë, andaj është i domosdoshëm një hetim i pavarur ndërkombëtar për rastin e Astrit Deharit, ka thënë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani. Është e papranueshme të themi që shtetit ka bërë gjithçka, është e papranueshme tu besohet institucioneve. Ne kemi kërkuar themelimin e një gjykate speciale, kemi kërkuar përgjigje nga EULX-i për shkak të dështimit të sistemit të drejtësisë. Të mohohet një hetim i pavarur ndërkombëtar është e pafalshme. Deputetja Vjosa Osmani u ka tërhequr vërejtjen kolegëve të saj deputetë, që të mos përdorin gjuhë diplomatike për rastin e aktivistit, Astrit Deharit, por të flasin si qytetarë, prindër dhe përfaqësues të popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …