Begaj e Gecaj përuruan nënkalimin në Dragobil të Malishevës

Me një ceremoni rasti, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), kanë përuruar nënkalimin në fshatin Dragobil. Ky nënkalim, është ndërtuar afër shkollës së fshatit, dhe është ndërtuar me qëllim të sigurisë së nxënësve të fshatrave Dragobil, Maxharrë dhe Astrazup, të cilët mësojnë në këtë shkollë dhe e cila gjendet në anën tjetër të magjistrales.

Zëvendësministri Gecaj dhe kryetari Begaj, u shprehën të kënaqur me ndërtimin e këtij nënkalimi, projekt i realizuar në bashkëpunim mes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Malishevës. Me këtë rast, i kanë uruar nxënësit e shkollës dhe kanë shprehur kënaqësinë e tyre, pasi nga tani, nxënësit e kësaj shkolle, janë të sigurt gjatë rrugës për në shkollë. Shiritin e përurimit, e kanë prerë, kryetari Begaj, zv/ministri Gecaj dhe drejtori i shkollës, Zyber Paçarizi. Ky i fundit, e ka falënderuar Komunën e Malishevës dhe MAPL-në, për këtë investim domethënës.

Ndërtimi i përbashkët i këtij nënkalimi, ka kushtuar rreth tridhjetë mijë euro dhe është financuar nga MAPL dhe Komuna e Malishevës.

Paraprakisht, kryetari Begaj, zëvendësministrin Gecaj, e ka pritur në zyrën e tij, ku kanë diskutuar për çështje të ndryshme. Me këtë rast, Begaj dhe Gecaj, u pajtuan për rritjen e bashkëpunimin. Kryetari Begaj, ka kërkuar nga zv/ministri Gecaj, angazhimin e tij personal në zgjidhjen e problemit të regjionit dhe kthimin me regjionin e Prizrenit. Gjithashtu Begaj, ka shprehur shqetësimin e tij, për mosfunksionimin e ueb faqeve të komunave, si dhe kërkoi përkrahje më të madhe për Malishevën, si komunë e barabartë me komunat tjera.

Zëvendësministri Gecaj, tha se do të angazhohet në këtë drejtim. “Krahas vullnetit të qytetarëve të Malishevës, është edhe vullneti i të gjitha subjekteve politike, për rikthim me regjionin e Prizrenit dhe unë do të angazhohem personalisht në këtë drejtim”, tha Gecaj. Sa i përket investimeve nga kjo ministri, Gecaj tha se do të trajtohen të gjitha komunat në mënyrë të barabartë, kurse për mosfunksionimin e ueb faqeve, tha se shumë shpejt do të zgjidhet ky problem.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …