Kryetari Ismajli ka mbajtur takimin me drejtorët e drejtorive komunale

Kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, ka mbajtur takimin me drejtorët e drejtorive dhe përgjegjësit e zyrave komunale. Janë diskutuar çështjet rreth përfundimit të vitit, përgatitja e raporteve vjetore dhe planet e punës për vitin e ardhshëm. Kryetari Ismajli ka kërkuar nga drejtorët që të bëhet një menaxhim i kujdesshëm i buxhetit, sidomos sa i përket shpenzimeve.

Është konstatuar se komuna e Shtimes, këtë vit, nuk ka suficit të buxhetit, që do të thotë se ka realizuar sipas planifikimit buxhetin në secilën drejtori.

Në fund të takimit, kryetari Ismajli, ka kërkuar nga drejtorët që të përmbushin obligimet që kanë të bëjnë me dokumentet strategjike, mbi bazën e të cilave kanë bashkëpunuar me ministritë e ndryshme dhe në përgjithësi me nivelin qendror.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …