Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë një vizitë në Prishtinë, ku po merr pjesë në Konferencën e ambasadorëve ka deklaruar se shoqëria shqiptare është kthyer në një eksportuese të sigurisë dhe ka përmendur një veçori në luftën kundër terrorizmit, për të cilën ka thënë se po u shërben të tjerëve si leksion. Bushati e ka mbajtur fjalën hyrëse në panelin e parë të konferencës së ambasadorëve, që është duke u zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës. Diskutimi i parë është bërë në temën për sigurinë e Kosovës dhe marrëdhëniet e reja me NATO-n.
