Federata Sindikale e PTK-së, me shqetësimin me të madh ka marr lajmin për Vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit me seli në Vjenë, e cila e obligon Telekomin e Kosovës që Z-Mobil (Devolli Group), t’ia paguaj 26.1 milionë euro, dhënien e 100.00 numrave dhe gjithashtu t’i jepen shërbimet e 3 G dhe 4 G. FSP-PTK, ua përkujton se para lidhjes së kësaj kontrate në janarit të vitit 2009, sindikata dhe punonjësit e PTK-së, kanë qenë kundër saj duke i njoftuar të gjitha institucionet relevante se pasuria publike e PTK-së, po tjetërsohet nga interesat e klaneve të lidhura me kompaninë Devolli Grup. Nëse Devolli Grup, nuk heq dore nga zbatimi i vendimit të Arbitrazhi dhe Qeveria e Kosovës si aksionar nuk merr veprime për parandalimin e këtij vendimi, ne si FSP-PTK, jemi të shtrënguar të marrim veprime sindikale dhe të tjera në mbrojte të aseteve të TK-së, të cilat janë arritur me mundin dhe djersën e këtyre punonjësve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …