Atdhe, thirri ata që ty s´të kanë harruar
thirri të mblidhen në qytete dhe fshatra
thirri shkencës, artit, dhe universiteteve
të krijojmë Bashkimin për Shqipërinë
Nuk ka rehati pa u bashkuar shqiptarët
nuk ka rehati pa i rikthyer tokat tona
nuk ka rehati pa Pavarësi të Çamërisë
toka na thërret të jemi të zotët e vendit
Të rënët e të gjitha kohërave po pyesin
ç´po bëjmë ne për Pajtimin Kombëtar
pse kjo heshtje e turpshme ndaj vetes
mos heshtja na ka vrarë e shkërmoqur
Të sotmit që kundërshtojnë bashkimin
do të ikin n´Hadhé, të harruar me turp
Çamëria e Bashkuar s´ ka zëvendësim
ajo është foleja e të gjithë shqiptarëve…