Vetëvendosja nënshkruan koalicion me AKR-në në Mitrovicë

Vetëvendosja nënshkruan koalicion me AKR-në në Mitrovicë

Vetëvendosja ka nënshkruar koalicion për qeverisje lokale në Komunën e Mitrovicës me subjektin politik Aleanca Kosova e Re. Kjo marrëveshje politike është nënshkruar në Mitrovicë, nga kryetari i Qendrës së Mitrovicës Faruk Mujka dhe përfaqësuesi nga AKR-ja, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri. Qyteti i Mitrovicës është i rëndësishëm për shkak të pretendimeve ekspansioniste që ka Serbia karshi pjesës veriore. Për këtë duhet një qasje politike që i përgjigjet këtyre pretendimeve. Qëndrimet e kryetarit të Mitrovicës kanë qenë edhe parimore dhe konsistente. Në këtë drejtim dhe me këtë synim Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritur marrëveshje të bashkëqeverisjes me kryetarin Bahtiri, në këta muaj të mbetur të qeverisjes.

 

Ne mendojmë se situata politike dhe e sigurisë në Mitrovicë është jashtëzakonisht e ndjeshme dhe kjo duhet të nënkuptojë angazhim më të shtuar të forcave që besojnë në një Mitrovicë të zhvilluar, prosperuese dhe që merren me probleme të dala që nga paslufta deri më tani. Me këtë marrëveshje politike, ne angazhohemi për një qeverisje lokale profesionale, të guximshme dhe të ndershme. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të qeverisë me Drejtorinë e Shëndetësisë, Drejtorinë e  Arsimit dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport. Kurse nënkryetari i komunës së Mitrovicës do të jetë z. Faruk Mujka. VETËVENDOSJE! zotohet se do ta kryejë me përgjegjësi të plotë dhe me përkushtim obligimin që ka marrë për këto drejtori.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …