Erdogan: Shqipëria është vend kyç për stabilitetin në Ballkan

Erdogan: Shqipëria është vend kyç për stabilitetin në Ballkan

Kryetari i Turqisë, Rexhep  Tayip Erdogan, pas takimit me kryetarin e Shqipërisë,  Bujar Nishani ka thënë se Shqipëria është vend kyç për stabilitetin në Ballkan. Duke  folur për fëmijërinë e tij Erdogan ka rrëfyer për një lidhje të ngushtë dhe emocionale me shqiptarët, shkruan “haberturk”. “Në vendin ku kam lindur unë, fqinjët  e parë i kemi pas shqiptarë. Mund të them se jam rritur në duart e nënës shqiptare. Ishte një familje e mrekullueshme dhe i falënderoj për kujdesin që kishin ndaj meje si fëmijë”, është shprehur Erdogan. Erdogan ka përmendur investimet turke në Shqipëri duke thënë se kapin shumën mbi 3 miliardë euro. Erdogan falënderoi  kryetarin Nishani për përkrahjen e tij në luftën kundër FETO-s, ndërkohë që ka shtuar se Turqia do të bëjë gjithçka  që është e mundur për ta mbrojtur Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …