leoni

Zjarrfikësit

Sindikata e Zjarrfikësve te Kosovës, u ka drejtuar një letër të hapur institucioneve të vendit

Sindikata e Zjarrfikësve te Kosovës, u ka drejtuar një letër të hapur institucioneve të vendit. Të parit i ka shkruar kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, e pas tij letra i ka shkruar edhe ministrave Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Mahir Jaggjillar e Arban Abrashi. Zjarrfikësit kanë paraqitur gjashtë kërkesa. Duan që të rregullohet statusi juridik i tyre, të definohen kompetencat menaxhuese, të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje për punë, të kompensohen ndërrimet e natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe fetare, si dhe të harmonizohen koeficientet në nivel Komunash. Nëse këto kërkesa nuk realizohen kryesia e Sindikatës së zjarrfikësve të Kosovës, ka kërcënuar me grevë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …