Vendimi i fundit i Gjykatës së Arbitrazhit, në Vjenë, ka goditur rëndë Telekomin e Kosovës, të vetmen kompani profitabile në vend. Për mospërmbushje të kontratës Telekomi i Kosovës duhet t’ia kompensojë operatorit virual “Z Mobile” 30 milionë euro. 5 milionë euro të tjera Qeveria duhet t’ia paguajë një shtypshkronje shtetërore austriake, po ashtu për mospërmbushje të kontratës. Ndërkaq, përmes një procesi tjetër kompania “Axos” po kërkon nga shteti më shumë se 380 milionë euro kompensim për ndërprerjen e privatizimit të Telekomit. Shteti rrezikon t’i humbasë më shumë se 400 milionë euro nga vendimet e gjykatave të Arbitrazhit për shkëputje të kontratave në mes të institucioneve shtetërore, por edhe ndërmarrjeve publike me kompani të huaja dhe vendore. Sindikata e Telekomit ka paralajmëruar kundërvënie me protesta në rast se Qeveria nuk ndërmerr masa adekuate për ta ruajtur kompaninë nga grupet e interesit.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …