leoni

Visar Ymeri: Buxheti që prezantoi Qeveria sot në Kuvend e varfëron qytetarin e Kosovës

Visar Ymeri: Buxheti që prezantoi Qeveria sot në Kuvend e varfëron qytetarin e Kosovës

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri duke debatuar lidhur me Buxhetin e Kosovës për vitin 2017 ka thënë se fatkeqësia e këtij vendi është se asgjë nuk ndryshon politika qeveritare, karshi zhvillimit ekonomik. “E dëgjova kryeministrin Mustafa që tha se rritja ekonomike jo që është më e madhe në rajon por dhe në vendet e BE-së. Kështu e kemi fituar një lloj stabiliteti dhe qëndrueshmërie ekonomike, që Kosova do ta ketë një të ardhme të ndritur. Ndërkohë në realitet edhe po të jetë kjo rritje ekonomike, pra Kosova nuk është duke u zhvilluar, sepse ekonomia jonë është jashtëzakonisht e dobët”, tha Ymeri. Sipas tij këtu ka hapësirë për të mashtruar me numra dhe këtë hapësirë Qeveria zakonisht e përdor.  Grupi i PDK tha se ky buxhet nuk vlen pesë pare dhe pastaj tha se do ta votojnë. Kjo është përtej hipokrizisë, tha Ymeri në fjalën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …