Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot në Kuvendin e Kosovës thënë se në vitin 2017 do të ofrohet një buxhet zhvillimor. Rritja ekonomike është më e lartë se rritja ekonomike në vendet e BE-së dhe rajonit. Ndërsa ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar se buxheti për vitin 2017 adreson prioritet zhvillimore në bazë të strategjive që janë në fuqi. Hoti ka deklaruar para deputetëve, se buxheti është bërë në pajtueshmëri të plotë me FMN-në. Ai ka thënë se parashikimet e Qeverisë janë që në vitin e ardhshëm rritja ekonomike të jetë 4.4 për qind. “Të hyrat e rregullta janë planifikuar prej mbi 1.7 miliard. Të hyrat tjera jotatimore mbesin përafërsisht të njëjta”, është shprehur Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …