Pas një debati të gjatë në mes të pozitës dhe opozitës, në Kuvendin e Kosovës është miratuar buxheti për vitin 2017. Për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë dy miliard euro, kanë votuar 70 deputetë, shtatë kanë qenë kundër tij ndërsa një ka abstenuar. Deputetë dhe ministra të koalicionit qeverisës kanë thënë se ky do të jetë buxhet i zhvillimit ekonomik dhe që do të krijoj vende pune, mirëqenie ekonomike dhe realizimin të projekteve kapitale. Nga ana tjetër, deputetët e partive opozitare kanë thënë se ky buxhet nuk do të zbus papunësinë e as që do të ndikoj në mirëqenien e qytetarëve.
