Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë vlerëson se po ekzagjerohet alarmi nga terrorizmi në Kosovë

Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë vlerëson se po ekzagjerohet alarmi nga terrorizmi në Kosovë

Një ditë pas raportit të Institutit Amerikan të Paqes se Kosova është kthyer në burimin kryesor të luftëtarëve në Siri e Irak, krahasuar me kokë banori, zyrtarë në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), vlerësojnë se po ekzagjerohet alarmimi dhe se situata nuk është aq keq. Skënder Perteshi, hulumtues në i kësaj qendre ka vlerësuar se terrorizmi mbetet një kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, megjithëkëtë, sipas tij, deklaratat se Republika e Kosovës është kthyer në burimin kryesor të terrorizmit janë paksa të zmadhuara. Deklarata  se Kosova është kthyer në ‘burimin kryesor’ për luftëtarë të huaj për organizatat terroriste aktive në Siri dhe Irak janë paksa të hiperbolizuara dhe në shpërpushje me situatën reale e cila është në terren”, ka shtuar Perteshi. Perteshi thotë se më herët numri i pjesëmarrësve nga Kosova ishte shumë herë më i madh se që është tani.

“Është e vërtetë se nga Kosova kanë udhëtuar një numër i madh i qytetarëve në konfliktin e Sirisë dhe Irakut (317 persona), por kjo ka ndodhur në fillim të konfliktit, kohën kur nuk kishte informacione të sakta se çfarë po ndodhte në konfliktin e Sirisë”, ka potencuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …