Kryetari i vendit, Hashim Thaçi po mban fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai është duke folur për çështje të ndryshme që i brengosin qytetarët e Kosovës dhe vizitat që ka realizuar nëpër shtete të ndryshme dhe për angazhimin e tij. Duke folur për ndërtimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës, kryetari i vendit, Hashim Thaçi theksoi se ai muri as nuk do të shkurtohet e as zvogëlohet por do të hiqet me themel. Duke aluduar në mos miratimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, ai theksoi se Kosova duhet t’i zbatoj marrëveshjet e arritura ndërkombëtare dhe të përmbush kushtet që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian. Ai është duke folur edhe për çështje të të ndryshme për të cilat janë të brengosur qytetarët e Kosovës në mesin e të cilave edhe çështja e të rrëmbyerve të luftës nga forcat policia dhe ushtria e Serbisë për fatin e të cilëve nuk dihet as pas 17 viteve pas përfundimit të luftës. Në vijim të fjalimit të tij, kryetari, Hashim Thaçi ka bërë përpjekje për ta arsyetuar vizitën e tij nëpër përmendoret e serbëve të vrarë në të cilat ka mbishkrime ku thuhet se ata janë vrarë nga terroristët shqiptar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …