Komuna e Suharekës brenda vitit 2016 në Fshatin Semetisht në rregullimin e infrastrukturës ka investuar 56,498.93 €.
Gjatë këtij viti është bërë rregullimi rrugës unazore në mes të fshatit me kubëza, hapja dhe ndërtimi i kanalit për ujëra atmosferik i cili shërben edhe për ujitje, ndërtimi i kanalizimit, ndërtimi i trotuarit në rrugën Uka, rregullimi i prrockës i cili kalon përmes fshatit dhe rregullimin e kroit afër xhamisë së fshatit.
Këto janë disa nga projektet të cilat kanë qenë shumë prioritare për banorët e Fshatit Semetisht.
Gjatë realizimit të këtyre projekteve është hasur në mirëkuptim nga banorët e fshatit dhe kompanitë fituese të tenderëve i kanë përfunduar me sukses të gjitha projektet.
Më qëllim të avancimit të kushteve për banorët e këtij fshati, Komuna e Suharekës për vitin 2017 ka buxhetuar edhe disa projekte kapitale të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.