Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka uruar të gjithë nxënësit për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë. Në urimin e tij drejtuar thuhet: Ju keni bërë një punë të madhe së bashku, prandaj ju falënderoj përzemërsisht për përkushtimin tuaj në arritjen e rezultateve sa më të mira. Jam i sigurt se së bashku do të arrijmë suksese edhe më të mëdha gjatë gjysmë vjetorit të dytë, e po ashtu gjatë viteve të ardhshme. Puna dhe suksesi i përbashkët i të gjithë neve do të thotë cilësi në arsimin parauniversitar. Prandaj, nxënës dhe mësimdhënës të dashur, ju uroj festat e fundvitit dhe pushim të këndshëm gjatë këtyre ditëve të pushimit dimëror. Viti i ri sjelltë te ju shëndet e mirëqenie dhe energji të mjaftueshme për të arritur rezultate sa më të mira!, thuhen në urimin e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami. Gjysmë vjetori i dytë fillon më 10 janar.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …