Komuna e Shtimes përfiton edhe një projekt nga DEMOS-i

Është nënshkruar Kontrata për financimin e Projektit “ Rregullimi i hapësirave të përbashkëta publike në Rr. “ Adem Jashari dhe Rr. “ Komandant Kumanova “në Shtime.

Kontrata, në emër të komunës së Shtimes, si përfituese e grantit, është nënshkruar nga kryetari z. Naim Ismajli kurse nga Programi për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave ( DEMOS), i financuar nga qeveria Zvicerane dhe zbatuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation, Fondacioni Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim, nga z.Norbert Pijls- menaxher i Projektit DEMOS.

Me këtë kontratë komuna e Shtimes përmes DEMOS-it përfiton grantin në shumë 88,449.70€ për zbatimin e projektit të përzgjedhur.

Projekti DEMOS do të sigurojë ofrimin e ekspertizës për përfituesin e grantit gjatë procesit të planifikimit dhe dizajnimit të projektit, procesit tenderues, zbatimin dhe pranimit teknik, përgjatë gjithë ciklit të projektit.

Komuna e Shtime, si përfituese e grantit, do të sigurojë qasje në lokacionin e projektit dhe në dokumentacionin për auditorin e jashtëm, të angazhuar nga projekti DEMOS, me qëllim të sigurimit se a janë ndjekur të gjitha procedurat sipas kërkesave ligjore.

Sipas kontratës së nënshkruar komuna do të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen e projektit pas zbatimit të tij me qëllim të sigurimit të të qëndrueshmërisë pas përfundimit të projektit.

Ky projekt është fituar përmes DEMOS-it duke marrë parasysh bashkëpunimin dhe performancën e mirë që kanë treguar Drejtoria për Shërbime Publike dhe Drejtoria për Planifikim Urban, Gjeodezi dhe Kadastër, gjatë realizimit të projekteve të tjera në mes të komunës dhe DEMOS-it.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …