Organizata e Veteraneve të Luftës së UÇK-së, dega në Besianë, ka bërë të ditur se sot me aktivitete përkujtimore e kulturore do të shënohet beteja e lavdishme e UÇK-së, njohur si “Beteja e Tabeve të Llapashticës”, e Zonës Operative të Llapit. Manifestimi qendror mbahet te Lapidari, cili ruan përjetësinë për betejën dhe dëshmorët e rënë. Më 24 dhjetor 1998 në vijën e parë të frontit,në “Tabe” patën rënë heroikisht dëshmorët: Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder Zejnullahu, Miftar Zejnullahu, Bajram Murati, ndërsa në Vendenis, Avni Selmani e Fatmir Selmani, kurse tri ditë më vonë në Kastrat, ka rënë trimërisht, arsimtari, Remzi Demolli dhe ish nxënësi i tij, Jetullah Kastrati. Qëndresa heroike e luftëtarëve të lirisë, “Te Tabet e Llapashticës” shënon një faqe heroizmie e lavdie të trimave që nuk kursyen jetët e tyre për t’i sjellë liri Kosovës.
