Duke folur për atë, që e quan përvojë e zotësi, dhe që ia atribuon vetvetes publikisht, ministrja për dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se dhjetë vjet ka qenë ministre e Jashme e Kosovës, është shkolluar në Harward dhe ka besuar e beson në ekspertizën që disponon, andaj edhe është zgjedhur për t’i udhëhequr bisedimet me Serbinë, kështu ajo iu ka përgjigjur njërës prej pikave të projektrezolutës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ku kërkohet dorëheqja e saj. Unë nuk jam emëruar ministre prej AAK-së, sepse kam partnerin tim të koalicionit, PDK-në. Zonja Tahiri nuk ka folur asnjë fjalë se cilën parti përfaqëson në koalicion sa anëtarë ka, edhe pse dihet botërisht humbja e saj fatale dhe dështimi në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …