Magjistri i ekonomisë Xhevdet Maloku zgjedhet Kryetar i Partisë FJALA, në Besianë

Magjistri i ekonomisë Xhevdet Maloku zgjedhet Kryetar i Partisë FJALA, në Besianë

Partia FJALA sot me 24.12.2016 mbajti Kuvendin e parë Zgjedhor në degën e Podujevës, ku zgjodhi Kryetarin e saj dhe Kryesinë të përbërë nga 25 anëtarë. Në këtë Kuvend, delegatët votuan,  Xhevdet Malokun për Kryetar të Partisë FJALA, Dega në Besianë. Punimet e këtij Kuvendi i udhëheqi njëri ndër themeluesit e kësaj partie Vehbi Berisha. Ndërsa hapjen dhe shpalosjen e rrugëtimit të kësaj partie dhe programit të saj, para qytetarëve të Podujevës e prezentoi juristi,  Qerim Sekiraqa.

Kryetari i sapozgjedhur magjistri i ekonomisë, Xhevdet Maloku falënderoj të delegatët që ja dhanë besimin që ai të udhëheqë Degën e Partisë FJALA në Podujevë. Po ashtu tha se prej meje tani nuk kёrkohet shumё me fol, por njëheritë e lus Zotin të më bëjë një prej prijësve të cilët punojnë vetëm për interesat e popullit. Tutje Maloku tha se Llapi dhe llapjanët gjithmonë kanë qenë figura kyçe mu atëherë kur Kosovës i është nevojitur më së shumti, por që fatkeqësisht viteve të fundit u është prangosur dëshira dhe mundësia për të dhënë kontribut si për qytetin e Podujevës, ashtu edhe për tërë Kosovën.

Për këtë partia FJALA u dha mundësinë djemve dhe vajzave të Llapit, që të bashkohen në partinë tonë me vlera të larta intelektuale dhe morale e cila solli shpresë dhe vullnet për ndryshim tek të gjithë të rinjtë e Llapit, ashtu si stina e pranverës që sjell tek lulet nektarin dhe aromën e bukur.

Më pas u votua lista me 25 anëtar të kryesisë listë kjo e përbërë nga figura intelektuale dhe profesionale në lëmi të drejtësisë, ekonomisë, mjekësisë dhe afarist nga qyteti i Podujevës.

Në fund kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në fjalimin e tij para delegatëve të Kuvendit Zgjedhor uroi zgjedhjen e Kryetarit të Degës së Partisë FJALA në Podujevë, tutje Kelmendi tha se mbështetja e qytetarëve në Podujevë, është mesazh i qartë se Partia FJALA, është në rrugë të mirë drejtë realizimit të programit të saj, për zhvillim ekonomik dhe sundim të drejtësisë në kuptim të plotë të fjalës. Lufta dhe sakrifica e dëshmorëve në krye me Zahir Pajazitin, është shembulltyrë dhe motiv për neve. Por, sot fatëkeqësisht lirinë e fituar me gjakun e dëshmorëve nuk po e gëzojnë qytetarët e Llapit. Qytetarët e Llapit kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qytetarët e llapit meritojnë më shumë dhe më mire.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …