leoni

Nënkryetari Nura nderon kontributin e mësimdhënësve

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka nderuar kontributin e mësimdhënësve Jashar Fazliu dhe Sokol Uka me rastin e pensionimit të tyre.

Nura i shoqëruar nga Drejtori i Arsimit Bekim Latifi, Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka marrë pjesë në dy ceremonitë e ndara të pensionimit në shkollën “Abedin Rexha” të Turiqecit, ku është pensionuar mësimdhënësi Jashar Fazliu dhe në shkollën “Shotë Galica” të Runikut ku është pensionuar mësimdhënësi Sokol Uka.

Më këtë rast nënkryetari Nura i ka falënderuar të dy mësimdhënësit për kontributin e gjatë dhe të frytshëm që kanë dhënë në edukimin e shumë gjeneratave të fëmijëve.

Ai, po ashtu mësimdhënësve të respektuar ju ka dëshiruar shëndet të plotë, duke siguruar se shembulli i tyre do të ndiqet nga mësimdhënësit e rinj.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …